Sugjerojmë:

Mamas’s burger, specialiteti që do ju bëjë të lëpini gishtat!

Mamas's burger

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Mama's burger është receta speciale që kishim rezervuar për ju sot. Sekrete të thjeshta do e bëjnë këtë burger të preferuarin tuaj. Ju keni dy zgjidhje: Ta përgatisni vetë me recetën e Nepsit ose ta porosisni dhe ju vjen sa e mbyll sytë tek shtëpia falë SnapFood duke zgjedhur restorant Mama's Bistro.

Ingredientët

  • 1 qofte shtëpie
  • dy feta domate
  • 4 feta kastravec
  • pak sallatë jeshile
  • 1 fetë djathë të bardhë
  • Patate vendi
  • 1 fetë të trashë pançetë

Udhëzimet

1

Për të përgatitur këtë hamburger special duhet të merrni një simite dhe ta ngrohni mirë nga të dyja anët ( mund të përdorni një tost).

2

Brenda do ta mbushni me fetat e sallatës jeshile, domatet, kastravecat. Në mes do të vendosni qoften, djathin dhe në fund pançetën. ( për recetën e qoftes së shtëpisë kërkoni në Neps.al). Bazën e bukës mund ta lyeni me majonezë ose salcë kosi. Zgjedhja varet nga preferencat tuaja.

3

Patatet e vendit do t’i skuqni në vaj të pastër dhe do t’i shërbeni veçmas si në foto. Ju bëftë mirë!

Lini një koment