Sugjerojmë:

Makarona të ftohta me domate, avokado dhe majdanoz

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 15 min

Ingredientët

  • 400 gr makarona
  • 1 avokado
  • 2 domate të mëdha të qëruara dhe të prera në kubikë
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Majdanoz
  • Djathë parmigiano i grirë

Udhëzimet

1

Vëmë makaronat të ziejnë me ujë të valuar dhe kripë.

2

Kur makaronat duan edhe fare pak që të ziejnë, në një tas të madh hedhim domatet dhe tulin e avokados, pasi i kemi qëruar lëkurën dhe i kemi hequr bërthamën.

3

Shtojmë kripë, piper dhe vaj ulliri pjesë-pjesë derisa të përftojmë një masë kremoze.

4

I përziejmë me pirun dhe lëmë tasin mënjanë.

5

Makaronat e ziera i kullojmë dhe i hedhim në tasin ku kemin përgatitur salcën.

6

I përziejmë me kujdes me lugë druri dhe i shërbejmë menjëherë me djathë Parmigiano të grirë dhe majdanoz.

Lini një koment