Makarona me djathë, salcë dhe erëza, pjata ideale për sot!

1 kg mish viçi
2 gota salcë
1 1/2 gota ujë të nxehtë
1 filxhan qumësht
4 copa djathë cheddar
Makarona
Piper i zi
Erëza

1.Nxehni një tigan të madh, mbi nxehtësinë mesatare.

2.Vini mishin e viçit për të gatuar në tigan deri sa të marrë ngjyrë kafe 5 deri në 7 minuta.

3.Pastaj shtoni salcën dhe piperin e zi dhe lereni të skuqen rreth 5 minuta.

4.Shtoni ujë, makarona dhe qumësht në përzierjen e viçit dhe ulni nxehtësinë.

5.Sipër i vendosni një kapak tiganit dhe i lini të ziejnë makaronat për rreth 10 minuta.

6.Më pas shtoni djathin cheddar në përzierjen e makaronave dhe lereni deri sa djathi të shkrihet plotësisht, 5-7 minuta.

7.Më pas makaronat do jenë gati për tu shërbyer.




Lini një koment