Lulelakër krokante me hudhra

1 lulelakër
1 lugë gjelle gjalpë
1 lugë çaji hudhër pluhur
2 lugë gjelle salcë domateje të bërë vetë
1 tufë majdanoz të larë e të grimcuar
Kripë

1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
2.Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.
3.Në një tas përzieni gjalpin e shkrirë, hudhrën pluhur, salcën, kripën.
4.Shtoni brenda lulelakrën e ndarë në copa të vogla dhe e marinoni mirë.
5.Më pas e vendosni tek tava dhe e fusni në furrë për 25 minuta.
6.Në fund e servirni me pak majdanoz dhe shijojeni!

Lini një koment