Lulelakër e pjekur me pak miell misri, perfekte për vegjetarianët!

Lulelakër e pjekur me pak miell misri, perfekte për vegjetarianët!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 2 lulelakër
  • Për lyerjen:
  • 2 lugë gjelle miell misri
  • ¾ filxhan me miell
  • ¾ gotë me ujë të vakët
  • 1 lugë gjelle spec i kuq pluhur
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur
  • 1 lugë çaji qepë pluhur
  • 1 lugë çaji piper i zi
  • 1 lugë çaji kripë

Udhëzimet

1

Pastroni mirë lulelakrën dhe e ndani në lule të vogla.

2

Në një tas bashkoni të gjithë përbërësit me të cilën do të lyejmë lulet e lulelakrës.

3

I përzieni mirë dhe filloni i lyeni me radhë.

4

Më pas i vendosni njëra pas tjetrës në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

5

I fusni të piqen në furrën e parangrohur në 200 gradë për 20 minuta.

6

I shijoni të ngrohta!

Lini një koment