Sugjerojmë:

Lulelakër e pjekur me hudhra

Lulelakër e pjekur me hudhra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Sekreti qendron tek marinimi. Recetë e shëndetshme që ju merr pak minuta kohë!

Ingredientët

  • 1 lulelakër e ndarë në lule të vogla
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 thelpi hudhër
  • ½ lugë çaji kripë
  • ¼ lugë çaji piper
  • 4 lugë çaji borzilok i freskët
  • ½ lugë gjelle miks erëzash italiane

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.

2

Merrni një tavë dhe shtroni në të një letër pjekjeje. Spërkateni me vaj ulliri.

3

Në një tas të madh bashkoni vajin e ullirit, hudhrat, erëzat, kripën dhe piperin.

4

Zhysni në tas lulelakrën dhe i marinoni mirë.

5

I vendosni tek tava dhe tani i fusni në furrë të piqen për 35-40 minuta.

6

Shërbejeni menjëherë!

Lini një koment