Sugjerojmë:

Lule kungulli të mbushura me djathë dhe patate

Ingredientët

  • Lule kungulli
  • 2 patate të mëdha
  • 150 gr djathë të bardhë grek
  • 1 vezë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere vendosni patatet të ziejnë.

2

Ndërkohë pastronilulet e kungullit nga bishtat dhe i lani në një enë me ujë të ftohtë me copa akulli brenda.

3

Pasi janë zier patatet i hedhni në mikser bashkë me dy lugë vaj ulliri.

4

Pasi i keni shtypur patatet i vendosni në një enë tjetër më të sheshtë dhe hedhni djathin e thërmuar sipër.

5

I përzieni bashkë dhe pastaj filloni me mbushjen e luleve.

6

Pasi i keni mbushur të gjitha lulet i vendosni në një tepsi ku më parë keni vendosur letër kuzhine.

7

Rrihni vezën dhe pastaj hidheni në mënyrë të njëtrajtshme sipër luleve.

8

Ndizeni furren në 180 gradë dhe lërini të piqen për rreth 15 minuta.

Lini një koment