Sugjerojmë:

Limonadë shtëpie me limon dhe nenexhik

Limonadë shtëpie me limon dhe nenexhik

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 2 litra ujë
  • Lëngu i dy limonave
  • 1 lugë kafe xhinxher pluhur
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • Pak mendër
  • Pak nenexhik

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me një gotë ujë zieni sheqerin bashkë me xhinxherin për disa minuta. Në përfundim e lini të thahet mirë.

2

Nga ana tjetër në një kanë të madhe shtrydhni lëngun e limonit. Shtoni erëzat dhe më pas shurupin e ftohur.

3

Në fund i shtoni ujë të ftohtë dhe akull.

4

Limonada është gati dhe është alternativa më e mirë për të hidratuar veten apo gostitur miqtë tuaj!

Lini një koment