Sugjerojmë:

Lazanja vegjetariane me kërpudha

Lazanja vegjetariane me kërpudha

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë 10 minuta

Kjo është një pjatë delikate dhe e shijshme. Mund të përdorni gjethet e jashtme të angjinareve për të krijuar kremin me të cilin do të kompletoni lazanjat. Është recetë e thjeshtë dhe mund të ruhet edhe në frigorifer për t’u servirur më vonë. Nëse deri tani i keni hedhur poshtë pjesët e jashtme të drunjta të angjinareve, është koha t’i përdorni në këtë recetë:

Ingredientët

  • 4 angjinare
  • 200 gr kërpudha (shampinjon ose miks)
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lugë vaj ulliri e.v
  • 500 gr pasta për lazanja
  • 350 ml beshamel
  • Kripë dhe piper
  • Pak parmixhan

Udhëzimet

1

Lani angjinaret (ose karçofët), hiquni pjesët e jashtme më të të drunjta dhe pastrojuni kërcejt. Ziejini në ujë të kripur për 30 minuta ose derisa të zbuten.

2

Pritini në feta të holla zemrat e angjinareve dhe ziejni edhe për 10 minuta të tjera nga momenti që uji merr valë. Ziejini dhe lërini mënjanë.

3

Përgatisni beshamelin ose përdorni një bustinë të gatshme.

4

Vendosni pastat të ziejnë për pak minuta në ujë të kripur.

5

Në një tigan shtoni kërpudhat, kaurdisini me pak vaj dhe një thelpi hudhër.

6

Tani kalojmë tek kremi i angjinareve: për një masë më homogjene, kalojini ato në rente dhe mos i fruloni në mikser.

7

Përziejeni purenë e angjinareve me beshamelin dhe filloni shtrimin e lazanjave.

8

Vendosni pak krem në bazën e një tave qelqi, më pas një shtresë lazanjash, sipër tyre zemrat e angjinareve të prera në copa, kërpudhat, parmixhanon dhe përsëri një shtresë kremi.

9

Vazhdoni kështu derisa të përfundojnë përbërësit. Në fund mbulojeni sipërfaqen me krem.

10

Piqeni në 180 gradë Celsius për gjysmë ore.

Lini një koment