Lamtumirë rrudha: Këto 5 ushqime janë super të pasura me kolagjen
Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës, ne e dimë se një kombinim i kremrave të diellit, kremrave anti-plakje dhe kujdesi i vazhdueshëm do të na ndihmojnë të lehtësojmë procesin e plakjes. Por siç theksohet tek “Reader’s Digest”, ju mund të keni një lëkurë të butë dhe pa rrudha duke kontrolluar dietën tuaj ushqimore.
“Ndërsa jeni duke tretur ushqime të pasura me proteina, trupi juaj i përpunon proteinat dhe i kthen në aminoacide të cilat ndihmojnë në krijimin e qelizave të reja të lëkurës. Duke pasur sa më shumë të tilla në dispozicion bëhet më i lehtë riparimi dhe rindërtimi i lëkurës dhe kolagjenit, i cili i jep strukturën lëkurë suaj.”, shkruhet në të.
Përveç shmangies së kafeinës dhe sheqerit të tepërt, botimi rekomandon që të hahen pesë ushqimet e mëposhtme çdo ditë për të ndihmuar trupin tuaj të luftojë rrudhat.
Hudhra: Ajo është e mbushur me antioksidantë për mbrojtjen e lëkurës të quajtur polyphenols, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalët e lirë dhe molekulat e paqëndrueshme të cilat shkatërrojnë kolagjenin.
Manaferrat: Ato kanë më shumë antioksidantë se çdo frut apo perim tjetër. Këto antioksidantë janë shpëtimtari i lëkurës sonë duke e mbrojtur nga dëmtimi që shkaktojnë rrudhat.
Vaji i ullirit: Ky vaj i shëndetshëm është i ngarkuar me acid oleik, një acid yndyror që e bën lëkurën të butë duke mbrojtur lëngun e membranave qelizore. Ai përmban vitaminë E dhe polifenolë të cilët gjithashtu e bëjnë lëkurën të duket më e re.
Salmoni: Acidet yndyrore omega-3 që përmban salmoni nuk janë të mira vetëm për zemrën tuaj, por gjithashtu i mbajnë membranat e qelizave të lëngshme për të ndihmuar në mbajtjen e lëkurës suaj të butë. Duhet të hani të paktën dy copa salmon të paktën 4 herë në javë.
Fasule: Njerëzit që hanë fasulet, peshqit, perimet dhe vajin e ullirit kanë më pak rrudha, thotë një studim australian i bërë së fundmi ku kanë marrë pjesë qytetarë nga Australia, Suedia dhe Greqia.
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
Në plazh, më shumë se gjithçka tjetër, trupi ka nevojë për hidratim dhe energji e çfarë është më perfekte se një përzierje tropikale natyrale? 🍉 Shalqiri: i pasur me ujë, elektrolite dhe shije freskuese🍍 Ananasi: ndihmon tretjen dhe përmban...
1. Karrota 🥕Përmban beta-karoten, një antioksidant që transformohet në vitaminë A dhe stimulon prodhimin e melaninës. Plus, mbron lëkurën nga dëmet e diellit. 2. Kajsitë, pjepri dhe mangoja 🧡Edhe këto janë të pasura me beta-karoten dhe ndihmojnë për një...
Lini një koment