Sugjerojmë:

Lamtumirë rrudha! Këto 5 ushqime do t’i mbajnë rrudhat larg nga fytyra juaj

Epo askush nuk do të  plaket… Rrudhat janë një problem mjaft shqetësues i pamjes së jashtme, sidomos për femrat, ato poshtë syve apo në ballë që të heqin  dëshirën të shikohesh në pasqyrë. Mirëpo ka një zgjidhje efikase që t’i parandaloni përmes ushqimeve. Këto 5 produkte ushqimore do t’ju ndihmojnë të mbani larg rrudhat:

1.Bizele

Kur bëhet fjalë për të jetuar gjatë dhe të rinoheni nuk ka rëndësi nëse hani çdo ditë bishtajore. Bizelet janë një ushqim i rëndësishëm, për të gjithë ata që nuk duan të plaken. Ato janë të pasura me fibra dhe antioksidantë, të cilat janë një element i rëndësishëm i jetëgjatësisë.

2.Arra

Konsumimi i arrave, mund të jetë një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin. Sigurisht, përveçse arrat reduktojnë rrezikun e kancerit, ose sëmundjeve të zemrës, ato janë të rëndësishme edhe për plakjen. Jo vetëm që ju bëjnë jetëgjatë, por edhe nuk ju plakin.

3.Karrotat

Të gjithë i dimë vlerat ushqyese që kanë karotat, ato ju bëjnë më të shëndetshëm dhe jetëgjatë. Karotat, përveçse do t’ju bëjnë më jetëgjatë, ato do t’ju pastrojnë edhe lëkurën, duke reduktuar edhe mundësinë për rrudha.

4.Sardelet

Acidet yndyrore Omega-3 që gjenden te sardelet kujdesen për shëndetin tuaj. Ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti. Sigurisht, vlerat ushqyese te sardelet ju bëjnë më jetëgjatë dhe mbajnë larg plakjen.

5.Shega

Kolagjeni që gjendet te shega, është i rëndësishëm për lëkurën. Sigurisht, ato farat e kuqe të vogla, ju bëjnë më jetëgjatë, largojnë mikrobet nga zorrët dhe ju mbrojnë shëndetin.

Lini një koment