Sugjerojmë:

Lakra Brukseli në furrë

Lakra Brukseli në furrë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Lakrat e Brukselit në furrë janë një pjatë e shkëlqyer për ata që i pëlqejnë këto perime, të cilat shërbehen me kripë, piper edhe pak gjalpë. Një perime e shëndetshme që i shkon mishit, por mund të shijohet edhe vetëm e pjekur në skarë.

Ingredientët

  • 800 gr lakra Brukseli
  • 60 gr gjalpë
  • Pak piper i bardhë
  • Kripë

Udhëzimet

1

Lani lakrat dhe ziejini në vluar për 10 minuta. Hiqini më pas me një lugë me vrima dhe futini në ujë me akull në mënyrë që t’u ruhet ngjyra. Kullojini, më pas transferojini në një enë.

2

Lajini dhe ziejini pë 10 minuta me pak kripë. Kullojini përsëri, lërini të ftohen dhe shtojini në një tigan që futet në furrë ose tavë me pak kripë, piper e gjalpë. Mbulojini me kapak dhe piqini në furrë në 180 gradë duke i kthyer herë pas here.

3

Kur të kenë marrë ngjyrën e duhur, hiqini nga furra dhe shërbejini.

Lini një koment