Larësin e fytyrës ju mund ta përgatisni vetë! Po, po. Mos u habisni fare. Neps.al ju tregon sot një formulë të thjeshtë për realizimin e tij në kushte shtëpie.
Përdoreni atë çdo mëngjes për të pastruar fytyrën dhe kështu lëkura juaj do të jetë shumë shpejt e pastër dhe e butë!
Çfarë do ju duhet:
- 2 lugë të sapunit tuaj të preferuar për fytyrën (i lëngët)
- 2 lugë xhel Aloe Vera
- 1 lugë gjelle me mjaltë
- 1 lugë çaji sodë buke
- ½ gotë me ujë të nxehtë
Çfarë duhet të bëni:
- Vendosni sodën në një tas dhe shtoni një lugë çaji me ujë. Përziejeni mirë masën e krijuar dhe vendoseni mënjanë.
- Shtoni sapunin dhe e përzieni sërish, pastaj shtoni ujin.
- Hidhni xhelin aloe dhe mjaltin.
- E përzieni sërish derisa të krijoni një masë homogjene dhe kështu sapo përgatitët larësin e fytyrës suaj!/neps.al
Lini një koment