Duhet ta dini gjithmonë se kur të bëni maskën e duhur për fytyrën tuaj. Për këtë mund të përdorni gjërat që keni vërdallë në kuzhinën tuaj, që siç e merrni me mend kanë kosto të ulët, por veprim të lartë.
Ja për shembull një recetë e thjeshtë për një lëkurë të freskët dhe gjithmonë rinore:
Përbërësit:
- ½ filxhan me qumësht
- ½ filxhan me kos grek
- 2 pjeshkë të qëruara nga lëkura
- ¼ lugë çaji me kanellë
- 1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
- I bashkoni të gjithë përbërësit në një blender dhe i përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.
- 1 lugë gjelle do e aplikoni në fytyrë dhe do e lini për 20 minuta.
- Pjesën tjetër shijojeni si një smoothie!

Pse funksionon?
Pjeshkët janë ende në treg dhe kanë vitaminë C, të cilat nxisin kolagjenin dhe elasticitetin. Kosi grek eksfolion dhe i jep lëkurës shkëlqim. Qumështi hidraton lëkurën dhe e zbut, ndërkohë që kanella përmirëson qarkullimin e gjakut./neps.al
Lini një koment