Sipas udhëzimeve të “Akademisë Amerikane të Pediatrisë”, në gjashtë muajt e parë, qumështi i gjirit është më se i mjaftueshëm që fëmija të marrë vlerat ushqyese që i duhen.
Pasi fëmija të bëjë gjashtë muajsh, mund të shtoni frutat në menunë e tij, por asnjëherë në formë lëngu, vetëm të prera në copa.
Pas 12 muajve, mund t’i jepni sasi të vogla të lëngjeve, por me kusht që të jenë 100% fruta ta shtrydhura pa substanca të tjera.
Sipas mjekëve, nuk do të ishte e këshillueshme që fëmijës t’i jepen lëngje frutash nëse është i dehidratuar ose nëse ka diarre, as përpara se të shkojë në shtrat.
Lini një koment