Sugjerojmë:

Kungull i pjekur në furrë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 35 min

Ingredientët

  • 1 kungull
  • Sheqer
  • Mjaltë
  • Arra
  • Fruta të thata
  • Kanellë

Udhëzimet

1

Si fillim zgjedhim një kungulli të freskët.

2

E lajmë me ujë të rrjedhshëm dhe përmes një thike të mprehtë e ndajmë në dy pjesë.

3

Përmes një luge, pastrojmë pjesën e brendshme të kungullit duke larguar farat.

4

Të dyja pjesët i presim në formën e fetave. Pasi i kemi prerë të gjitha fetat, i rendisim me rregull në tavë një e nga një.

5

Para se t’i fusim në furrën e nxehur më parë, i spërkasim me pak sheqer e mjaltë.

6

Furrën e lëmë në 250 gradë dhe fetat e kungullit do të piqen mesatarisht përreth 30-35 minuta.

7

Pasi i heqim nga furra, fetat e pjekura të kungullit të ëmbëlsuar mund t’i konsumojmë sa janë ende të ngrohta. Por edhe kur ftohen, ato janë njëlloj të shijshme.

8

Një mënyrë e shijshme e servirjes së kësaj ëmbëlsire, është edhe ajo e spërkatjes me mjaltë dhe shtimit të arrave, frutave të thata apo kanellës mbi fetat e kungullit të pjekur.

Lini një koment