Kunguj të mbushur, receta klasike e kuzhinës mesdhetare
4 kunguj
85 gr domate të thata në vaj
100 gram djathë i grirë Grana
6 gjethe trumzë
1 qepë e kuqe
2 feta bukë
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper
1.Lani kungujt, hiquni kokën dhe bishtin. Pritini përgjysmë përsëgjati, hiquni tulin duke bërë kujdes që të mos i prishni formën.
2.Tulin që i hoqët kungujve, priteni imët. Pastroni qepën dhe grijeni në feta të holla.
3.Ngrohni vajin në një tigan që nuk ngjit dhe shtoni qepën. Lëreni për 5 minuta në zjarr të ulët.
4.Kur qepa të jetë zverdhur, shtoni tulin e grirë të kungujve, shtoni kripë e piper dhe gatuajini për 10 minuta në zjarr të ulët.
5.Ndërsa kungujt skuqen në tigan, prisni bukën në kube, hidheni në një mikser dhe grijeni.
6.Transferojeni më pas bukën në një tas. Kur kungujt dhe qepa të jenë gati, lërini të vaken. Më pas hidhini në mikser dhe frulojini.
7.Shtoni aty edhe bukën e grirë, kulloni domatet nga vaji, pritini në kubikë dhe shtojini në enë bashkë me djathin e grirë dhe gjethet e trumëzës.
8.Përziejini mirë dhe me një lugë përzieni përbërjen derisa të jetë uniforme.
9.Me anë të një luge mbushni kungujt e boshatisur më parë duke e ngjeshur mirë mbushjen.
10.Vendosini kungujt në një tepsi ku keni shtruar letër furre dhe piqini në furrë të ngrohur në 200 gradë për 25 minuta.
11.Kungujt e pjekur vegjetarianë janë gati për t’u shijuar. Ju bëftë mirë!
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment