Gjithmonë ju kanë treguar se vera, qumështi apo gluteni janë ushqime të domosdoshme dhe shumë të shëndetshme për trupin tuaj. Por askush nuk ju ka thënë me siguri që janë po aq të rrezikshme për lëkurën tuaj, sidomos fytyrën.
Prandaj para se ti konsumoni sërish hidhini një sy fakteve mëposhtë:
1.Vera
Veç sheqerit që përmban, vera ka edhe pesticide që bëjnë që alkooli të dehidratojë trupin tuaj. Kjo bën që edhe lëkura e fytyrës suaj të skuqet, irritohet dhe të dehidratohet.
2.Qumështi
Qumështi që ju shtoni në kafen tuaj apo hani me produkte të tjera, bën që ngjyra e lëkurës tuaj të ndryshojë tërësisht, duke shkaktuar akne, sy të nxira dhe irritim të madh të lëkurës.
3.Sheqernat
Sheqernat që ne marim nëpërmjet ushqimeve të caktuara, përveçse ndikojnë në shtimin e peshës, diabetit, bëjnë edhe që lëkura e fytyrës suaj të pësojë ndryshime të mëdha, duke u shpërfytyruar tërësisht.
4.Gluteni
Përveçse dhimbjes së madhe të kokës, marrja e ushqimeve me gluten reflektohet tërësisht në fytyrën tuaj dhe gjendjen e saj. Skuqje, akne të mëdha dhe ndryshimi i ngjyrës së saj janë vetëm disa nga simptomat.
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Pushimet e verës për prindërit e rinj, të cilët kanë një bebe të porsalindur janë një sfidë jo pak e rëndësishme. Shpesh përballë kësaj situate ata përballen me pyetjen nëse duhet të bëjnë pushime në bregdet apo jo. Gjithmonë...
Lini një koment