Sugjerojmë:

Ku paskemi qënë? Nutella mund të bëhet në shtëpi kaq thjeshtë

Ingredientët

  • 3 gota me lajthi të qëruara
  • 100 gr çokollatë e zezë 85%
  • 3 lugë gjelle shurup panje
  • Një majë luge çaji kripë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tepsi hidhni lajthitë dhe futini në furrë për 7 minuta në 200ªC deri sa të marrin ngjyrë të artë.

2

Nxjerrim lajthitë dhe i transferojmë në pëlhurë prej liri ose pambuku.

3

Në një blender shtoni lajthitë dhe përpunojini derisa të nxirrni gjalpë lajthish.

4

Shkrini 100 gr çokollatë dhe shtojeni në blender bashkë me3 lugë shurup panje dhe një majë luge kripë.

5

Nëse ju pëlqen nutella më e lëngshme mund të shtoni 3 lugë vaj ulliri.

Lini një koment