1.Si fillimi përgatisim brumin: Në mikser përziejmë miellin, rozmarinën, gjalpin dhe kripën.
2.Shtojmë vezën dhe ujin dhe vazhdojmë i përziejmë derisa masa të bëhet homogjene.
3.E heqim nga mikseri dhe nëse nevojitet, e punojmë pak me dorë.
4.E mbështjellim me plastmas kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 2 orë.
5.Të njëjtën procedurë ndjekim nëse brumin e përgatisim me dorë.
6.Përgatitja e krostatës.
7.Nxjerrim brumin nga frigoriferi, pasi ka qëndruar për 2 orë (në rastin kur e përgatisim vetë), e hapim petën në trashësinë 3mm, e spërkatim me miell dhe i japim formën e tavës.
8.E shpojmë me pirun, e lyejmë me mustardë, vëmë fetat e djathit dhe domatet të prera në feta të holla duke krijuar një shtresë.
9.E lyejmë me vaj ulliri, kripë, piper dhe disa gjethe trumze.
10.E pjekim për 40-45 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 220°C ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë të artë.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Lini një koment