250 gr djathë i tymosur i prerë në kubikë të vegjël
3 patate
500 ml pana
Parmixhano i grirë
Vaj ulliri
Trumzë
Gjalpë
Kripë, Piper
Për brumin e krepave:
500 ml qumësht
200 gr miell 00
3 vezë
Kripë
1.Përgatitja e krepave: 2.Në një tas hedhim me sitë miellin, kripën dhe qumështin. 3.I përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë deri sa të mos kemi kokrra te brumi. 4.Shtojmë vezët, të cilat i kemi përzier më parë me pirun. 5.I përziejmë derisa të bëhen si brumë homogjen. 6.E mbulojmë tasin dhe e lëmë brumin të pushojë për 30 minuta.
7.Përgatitja e mbushjes: 8.Pastrojmë preshët duke lënë mënjanë disa gjethe jeshile të tij. 9.I presim në rrota të holla dhe më pas i skuqim në tigan me pak vaj ulliri. 10.Shtojmë patatet e qëruara dhe të prera në kubikë shumë të vegjël. 11.Hedhim 100 ml nga pana dhe 2-3 lugë ujë, kripë e piper dhe i lëmë në zjarr derisa të zbuten patatet. 12.Gjethet e preshit që kishim lënë mënjanë, i presim si spango të holla dhe të gjata dhe pasi t’i përvëlojmë në tenxhere të vogël me ujë të valuar për pak minuta, i lëmë mënjanë të ftohen. 13.Pasi kanë kaluar 30 minuta, vëmë në flakë të mesme një tigan të sheshtë që nuk ngjit, e lyejmë me pak vaj. 14.Hedhim me garuzhde pak nga brumi, e rrotullojmë tiganin që brumi të shpërndahet dhe kur të piqet nga njëra anë e kthejmë të piqet dhe në anën tjetër. 15.Vazhdojmë kështu derisa të mbarohet i gjithë brumi. 16.Mbushim çdo krep me pak nga mbushja e mësipërme, pak kubikë djathi i tymosur, pak gjethe trumze dhe lidhim çdo krep duke përdorur si spango gjethet e preshit që përvëluam më parë. 17.I rendisim krepat e mbushur në një tavë të lyer me gjalpë, hedhim panën që na ka tepruar (400 ml), e spërkatim me djathë parmixhano të grirë dhe më pas e fusim në furrën e ngrohur më parë në 180° për 15 minuta. 18.I shërbejmë menjëherë.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Lini një koment