Një nga përbërësit më të mirë për kujdesin dhe shëndetin e këmbëve është hudhra. Kjo e fundit ka veti të forta antibakteriale, të cilat mund të eliminojnë bakteret që shkaktojnë infeksione dhe kërpudha.
Kombinuar me vajin e ullirit dhe disa pika lëng limoni, ky bëhet një krem i shkëlqyer natyral për të zbutur kallot, madje edhe lythat.
Përbërësit:
- 1 thelpi hudhër
- 2 lugë vaj ulliri
- 5 pika lëng limoni
- 1 fasho e bardhë
Si ta përgatisni:
• Qëroni dhe shtypni hudhrën derisa të formohet një pastë.
• Duke i përzierë i shtoni vajin e ullirit dhe limonin, derisa të gjithë përbërësit të jenë përzierë mirë.
Si ta aplikoni:
- Lani këmbët mirë dhe aplikoni këtë ilaç.
- Në fund e mbuloni pjesën e kallove me një fashë, për të vepruar gjithë natën. Rezultatet do të jenë shumë të kënaqshme!/neps.al
Lini një koment