Sugjerojmë:

Krem karamel i përgatitur në shtëpi

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 35 min

Ingredientët

  • 500 ml qumësht
  • 5-6 lugë sheqer
  • 1 bustinë vanilje
  • 3 kokrra vezë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere,vëmë qumështin, sheqerin dhe vaniljen, të valojnë në flakë të ulët.

2

Ndërkohë, rrahim vezët me rrahësen e vezëve , derisa të bëhen si shkumë.

3

Shtojmë qumështin e valuar pa ndaluar përzierjen e vezëve.

4

Shpërndajmë masën në 6 forma që durojnë nxehtësinë e furrës dhe i futim në furrë, të cilën e ndezim në 120 gradë.

5

I pjekim për 20 minuta në temperaturën 120° C, më pas 10 minuta të tjera në temperaturën 180° C dhe së fundi, 5 minuta në 210 °C.

6

I lëmë të ftohen në temperaturë ambienti dhe më pas i vendosim në frigorifer jo më pak se 3 orë.

Lini një koment