Sugjerojmë:

Krem karamel, ëmbëlsira që duhet të shijoni këtë fundjavë!

Krem karamel

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Kremi karamel është një ëmbëlsirë mjaft praktike për tu përgatitur dhe gostitur veten dhe të afërmit tuaj. Mësoni si ta realizoni duke i kushtuar vëmendje recetës më poshtë.

Ingredientët

  • 600 ml qumësht
  • 4 kokrra vezë
  • 60 gr sheqer
  • 1 majë luge kripë
  • pak ekstrakt vanilje
  • 150 gram sheqer (për karamelin)
  • 1/2 gotë me ujë

Udhëzimet

1

Fillimisht në një tigan vendosim 6 lugë gjelle sheqer, 3 lugë gjelle ujë dhe e lëmë sheqerin të shkrijë e më pas të kthehet në karamel. Pasi të përfitojmë ngjyrën e karamelit e ndajmë atë në 4 tasa.

2

Vendosim qumështin në tenxhere dhe e lëmë të marrë valë. Më pas e largojmë nga zjarri dhe i vendosim kapak.

3

Në një blender vendosim 4 kokrra vezë të bardha dhe të verdha (pra të plota), 60 gr sheqer, një majë kripë, 1 lugë çaji ekstrakt vanilje, i përziejmë mirë.

4

Shtojmë qumështin e nxehtë dhe vazhdojmë përzierjen me tel dore. Më pas kalojmë përzierjen vezë , qumësht në sitë.

5

Vendosim tasat në një tepsi dhe i mbushim ato me kremin e përgatitur.

6

Më pas mbushim ½ e tepsisë me ujë të valuar dhe e vendosim atë në furrë në temperaturën 160ºC për 45 minuta.

7

I lëmë të qetësohen për 15 minuta e më pas i vendosim në frigorifer për 4 orë që të ftohen. Para se ta servirim, me majën e thikës i shkëputim anët e tasit nga kremi duke i kthyer përmbys në një pjatë ku karameli i vendosur në fund të tasit, mbulon komplet kremin e karamelit.

Lini një koment