Për një ushqyerje të shëndetshme gjatë kësaj periudhe që izolimi vazhdon specialistët këshillojnë një regjim të shëndetshëm ushqimor.
• Pini ujë mjaftueshëm çdo ditë (të paktën 1.5 l)
• Ndryshoni vazhdimisht ushqimet në tryezën tuaj, monotonia nuk ndihmon për ushqim të shëndetshëm
• Kufizoni përdorimin e kripës dhe sheqerit
• Konsumoni ushqime që sigurojnë të paktën 25 gram fibra në ditë
• Niseni gjithmonë me një mëngjes të shëndetshëm, i cili ndoshta përfshin qumësht ose kos dhe produkte të furrës dhe mos anashkaloni vaktet
• Konsumoni të paktën 5 porcione në ditë me fruta dhe perime (mundësisht 2 fruta dhe 3 perime) duke arritur të paktën 400 gramë, duke ndryshuar ngjyrat e produkteve të ndryshme. Mos harroni se lëngu i frutave nuk zëvendëson kurrë frutat e freskëta
• Konsumoni drithëra (bukë, makarona, oriz etj) duke preferuar ato integrale
• Hani peshk të freskët të paktën 2-3 herë në javë
• Jepi përparësi konsumit të mishit të bardhë dhe kufizo mishin e kuq
• Mos harroni se bishtajoret ofrojnë proteina dhe fibra me cilësi të mirë, përfshijini ato në dietën tuaj të paktën 3-4 herë në javë, ndoshta në një pjatë të vetme me drithëra dhe bishtajore
• Kufizoni konsumin e ushqimeve me shumë yndyrë, kripë dhe sheqer dhe pijet me sheqer
• Përdorni vajin e ullirit ekstra të virgjër, por pa e ekzagjeruar
• Përdorni gatimin me avull apo në skarë duke kufizuar gatimin që përfshin shtimin e sasive të mëdha të yndyrës
• Mos harroni se alkooli nuk është ushqim dhe nuk ka sasi të sigurt dhe të rekomandueshme. Për shëndetin është më mirë të mos e konsumoni.
Bonus:
Mos harro sesa herë të shkon mendja për diçka të shijshme dhe të shëndetshme sigurisht, shkarko SnapFood dhe porosit ushqimin e preferuar në restorantin që do.
Porosia vjen në adresën tënde vetëm me një klik!
https://www.instagram.com/p/B-ZxRh5nhFn/
Lini një koment