Sugjerojmë:

Kombinimi i shalqirit me djathin dhe gjethet e mentes s’mund të ishte më perfekt për ditët e verës!

Kombinimi i shalqirit me djathin dhe gjethet e mentes s’mund të ishte më perfekt për ditët e verës!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Shalqiri është shumë i preferuar në verë, por kombinimi me djathin dhe gjethet e mentes s’mund të ishte më perfekt në ditët e verës!

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle uthull të bardhë
  • ½ lëng limoni dhe lëkura e tij
  • 5 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • ¼ qepë të kuqe
  • 200 gram shalqi ( i prerë kubik dhe pa fara)
  • 100 gram spinaq
  • 150 gram djathë të bardhë
  • Ullinj të zinj (opsionale)
  • 6-8 gjethe menteje ( gjysmat e copëtuara, gjysmat e plota për dekor)

Udhëzimet

1

Në një enë të vogël kombinoni uthullën, lëkurën, lëngun e limonit, vajin e ullirit, kripën, piperin.

2

Shtoni qepën e prerë në rripa të hollë dhe i përzieni të gjitha bashkë. E lini mënjanë.

3

Në tasin e sallatës shtoni shalqirin, spinaqin e larë mirë, gjethet e mentes dhe i lini për 10 minuta në frigorifer.

4

Kur të jeni gati për të ngrënë nxirreni sallatën nga frigoriferi. I shtoni sipër salcën marinuese dhe në fund djathin e bardhë me ullinjtë. Shijojeni!

5

Dekorojeni sipër me disa gjethe menteje.

Lini një koment