Sugjerojmë:

Koha për një eksfolim. Le të përgatisim një skrab trupi me mente

Skrabi i trupit me mente është zgjidhja perfekte nëse po kërkoni një recetë bukurie natyrale për t’u provuar në shtëpi dhe që garanton një lëkurë të bukur: Zbuloni përgatitjen e tij!

Do t’ju mjaftojnë pak përbërës, 100% natyralë si kripa e trashë dhe mentja e në pak kohë do të keni skrabin ideal për trupin. Shumë shpesh, produkte që gjejmë në treg janë të bëra prej plastike, silici ose komponentësh të tjerë jo-natyralë. Megjithatë, nëse dëshira juaj është të kujdeseni për lëkurën e trupit me produkte natyrale, skrabi i bërë vetë është zgjidhja më e mirë.

Që një skrab të jetë vërtet efektiv, duhet të aplikohet të paktën njëherë në javë (për të pasur përfitime të dukshme): eksfolimi i lëkurës në fakt është shumë i rëndësishëm për ta pasur atë elastike, të tonifikuar dhe të butë. Eliminimi i qelizave të vdekura falë skrabit është shumë i nevojshëm për këtë qëllim, madje më mirë akoma nëse është 100% me përbërës natyralë. Shtimi i mentes në këtë rast, i dhuron trupit një ndjenjë freskie dhe ka një veprim detoksifikues, i dobishëm për ajrosjen e lëkurës dhe tonifikimin e saj.

Përbërësit:

  • Një filxhan kripë e trashë
  • 2 lugë gjethe të freskëta menteje
  • 2 pika vaj esencial menteje
  • 2 lugë gjelle vaj kokosi

 

Përgatitja:

  • Hidhni kripën në një enë, shtoni menten e grirë imët, pikat e vajit esencial dhe vajin e kokosit.
  • Përziejini mirë derisa të gjithë elementet të jenë të përziera në perfeksion. Lëreni skrabin të pushojë disa minuta në mënyrë që kripa t’i përthithë mirë gjithë përbërësit e yndyrshëm dhe më pas vazhdoni me aplikimin.
  • Masazhoni me kujdes produktin në gjithë trupin dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët derisa të eliminoni çdo mbetje./neps.al

Lini një koment