Kjo është një nga ëmbëlsirat më të mira që mund të provoni me banane dhe çokollatë

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
20 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
596
2 lugë gjalpë
1/4 filxhan sheqer kafe
2 banane të pjekura mesatare, përgjysmuar për së gjati
Brumë ëmbëlsirash i gatshëm
4 copa çokollatë gjysmë e ëmbël, e shkrirë
Akullore me vanilje, opsionale

1.Ngroheni furrën në 200 °C.

 2.Në një tigan të madh, shkrijeni gjalpin në nxehtësi mesatare.

3.Shtoni sheqer kaf derisa të përzihet. Shtoni bananet dhe trazojeni deri sa të marrin nga sheqeri.

4.Hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni menjanë.

5.Shpalosni brumin e gatshëm të ëmbëlsirave duke e  prerë në 4 drejtkëndësha.

6.Vendosni një banane të përgjysmuar në qendër të çdo pjese dhe  mbivendosni 2 qoshet e kundërta të brumit mbi bananen dhe vuloseni.

7.Vendoseni në fletët e pjekjes me pergamenë.

8.Piqini derisa të marrë ngjyrë kafe të artë, 20-25 minuta.

9.Sipër mund të shtoni çokollatë të shkrirë dhe  shërbejeni me akullore nëse dëshironi.

Komento