Sugjerojmë:

Kërpudha të mbushura me qepë dhe salçiçe

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • 6 kërpudha
  • 150 gr salçiçe
  • Bukë të grirë
  • Gjysmë qepe
  • Verë të bardhë
  • Hudhër
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Majdanoz

Udhëzimet

1

Pastroni kërpudhat duke hequr edhe bishtin për t'i lënë mënjanë.

2

Pritini bishtat në kubikë të vegjël dhe hidhini në një tigan me pak vaj ulliri dhe qepën e grirë imët me hudhrën.

3

Pasi të jenë zbutur, shtoni salçiçet e prera në copa të vogla.

4

Shuajini me verë të bardhë.

5

Kur vera të ketë avulluar, rregulloni shijen me erëzat dhe kripën dhe shtoni bukën e grirë.

6

Me këtë masë mbushni kërpudhat dhe futini në furrë për 15-25 minuta.

7

Në tavë vendosni pak vaj ulliri, një thelb hudhër dhe fare pak verë të bardhë.

Lini një koment