Kërpudha të mbushura kapreze. Super të shijshme dhe kanë pak kalori!

6 kërpudha të mbushura
4 lugë gjelle pesto
1 ½ filxhan me djathë mozzarella
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle kripë
1 filxhan me domate qershizë të ndara përgjysmë
Pak piper të zi pluhur
Majdanoz të freskët

1.Pastroni mirë kërpudhat.
2.Merrni një tavë dhe vendosni njëra pas tjetrës kërpudhat. Sipër i spërkasni me vaj ulliri. I shtoni pak kripë dhe piper secilës.
3.I shtoni edhe pak pesto.
4.Mbushni secilën kërpudhë me pak djathë dhe më pas spërkasni pak majdanoz të freskët tek secila.
5.Shtoni nga një copë domate dhe i shtoni sërish djathë mozzarella.
6.I fusni të piqen në furrën e parangrohur në 200 gradë për 12 minuta.
7.Më pas i nxirrni nga furra dhe i shijoni të ngrohta!

Lini një koment