Sugjerojmë:

Kërpudha në furrë të pjekura me hudhra

Kërpudha në furrë të pjekura me hudhra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Praktikisht kjo recetë ju merr vetëm 5 minuta kohë për t'u përgatitur dhe këto kërpudha shkojnë me çdo gjë!

Ingredientët

  • 350 gram kërpudha
  • 1/3 filxhan me gjalpë të shkrirë
  • 6 thelpi hudhra
  • 1 lugë çaji piper i zi kokërr i thërrmuar
  • 2 lugë gjelle salcë soje
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1 lugë gjelle borzilok i freskët i copëtuar ( për dekor)

Udhëzimet

1

Lani kërpudhat dhe prisni derisa të thahen.

2

I kaloni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

3

Në një tas të madh bashkoni gjalpin e shkrirë, hudhrat, piperin e zi, salcën soje dhe i përzieni mirë.

4

Masën shtojeni sipër kërpudhave dhe i përzieni pak me dorë.

5

Tani i fusni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 15 minuta. Shijojini!

Lini një koment