Sugjerojmë:

Kërpudha në furrë të mbushura me djathë

Kërpudha në furrë të mbushura me djathë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 15 kërpudha të mëdha
  • 200 gram krem djathi
  • 150 gram djathë parmexhano
  • 100 gram bukë të grirë imët
  • 2 lugë gjelle hudhër pluhur
  • ½ lugë gjelle kripë
  • 1 lugë kafe piper i zi
  • Borzilok të freskët

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 180 gradë celsius.

2

Merrni kërpudhat, lajini mirë dhe i hiqni pjesën e sipërme apo tulin e brendshëm.

3

Në një tigan me vaj ulliri skuqni tulin e kërpudhave, kripën, piperin për 6 minuta dhe më pas i hiqni nga zjarri.

4

Në një tas kombinoni djathin, bukën e grirë imët, hudhrën, djathin parmexhano, kripën, piperin, borzilokun dhe trazojeni mirë.

5

Masa duhet të jetë e hollë. Shtoni më pas edhe mbushjen me kërpudha që përgatitët.

6

Merrni kërpudhat, i mbushni dhe i vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

7

Në krye i vendosni secilës djathë parmexhano dhe borzilok. I vendosni në furrë për 20 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment