Sugjerojmë:

Kekë të vegjël me mish pule dhe salcë avokado, pa pikë yndyre

Ingredientët

  • 2 kg gjoks pule
  • 1 gotë thërrime buke
  • 1/2 filxhan ananas
  • 1/2 filxhan piper i kuq i ëmbël
  • 1/2 filxhan qepë të kuqe
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1/2 lugë çaji piper
  • Salca me avokado dhe mango:
  • 1 avokado
  • 1/2 filxhan mango
  • 3 lugë gjelle ananas të grimcuar të pavendosur
  • 2 lugë qepë të kuqe të copëtuara
  • 1 thelpi hudhër
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1/4 lugë çaji qimnon

Udhëzimet

1

Hidhni në blendër të gjithë përbërësit e salcës dhe rrihini deri sa të formohet salca e dëshiruar.

2

Mishin e pulës ndajeni në copa të vogla dhe vendoseni në një enë.

3

Ndërkohë në një enë tjetër hidhni të gjithë përbërësit e thatë të përmendur më lart dhe përzijini me njëri – tjetrin.

4

Pastaj të gjitha copat e mishit të ndara në masat e kekëve të vegjël hidhini dhe marinojini tek përzierja e erëzave.

5

Copat e mishii futini në tigan me vaj ulliri dhe lërini të piqen në nxehtësi mesatare.

6

Pasi janë bërë copat e mishit i shërbejmë me salcën e avokados.

Lini një koment