Sugjerojmë:

Kek me portokall dhe kanellë

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • 300 gr miell ëmbëlsirash
  • 150ml vaj luledielli
  • 200 gr sheqer
  • 3 vezë
  • 1 gotë lëng portokalli
  • Lëkurë e një portokalli
  • 1 pako pluhur pjekës
  • 1 lugë kanellë
  • Kripë
  • Sheqer pluhur për spërkatje

Udhëzimet

1

Me një mikser elektrik rrahim për rreth 5 minuta vezët me sheqerin derisa të formohet një përbërje e fryrë dhe me ngjyrë të hapur.

2

Shtojmë pak kripë, kanellë dhe vazhdojme rrahjen edhe për disa sekonda.

3

Shtojmë edhe lëngun e portokallit dhe lëkurën e tij duke vazhduar rrahjen.

4

Në një tas të madh, sitim miellin bashkë me pluhurin pjekës dhe ja shtrojmë pak nga pak përbërjes së mësiperme duke e alternuar edhe me vajin e lulediellit.

5

Lyejmë me gjalp dhe miell një formë për kek, hedhim në të brumin e përftuar dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40 minuta.

6

E lemë të ftohet plotësisht dhe e spërkasim me pak sheqer pluhur në siperfaqe.

Lini një koment