Sugjerojmë:

Kek me fiq dhe bajame

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • 1 filxhan miell bajamesh
  • 3/4 filxhan sheqer
  • 1/4 filxhan miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • ½ lugë çaji kanellë pluhur
  • Kripë
  • 3 kokrra vezë
  • 4 lugë çaji gjalpë
  • ½ lugë çaji ekstrakt bajamesh
  • 8 fiq

Udhëzimet

1

Nxehim paraprakisht furrën në 190 gradë dhe lyejmë lehtë me yndyrë një tepsi keku.

2

Në një tas përziejmë së bashku miellin e bajameve, sheqerin, miellin, pluhurin e pjekjes, kanellën dhe kripën.

3

Në një tas tjetër rrahim së bashku vezët, gjalpin dhe ekstraktin e bajameve.

4

Hedhim në këtë përzierje përbërësit e thatë dhe i trazojmë derisa të përzihen mirë.

5

Derdhim brumin në tepsinë e parapërgatitur.

6

Heqim bishtat nga çdo fik dhe pastaj i presim fiqtë përgjysmë. Vendosim fiqtë nga ana e prerë sipër brumit, duke i shtyrë butësisht brenda brumit.

7

Spërkasim me dy lugë gjelle sheqer mbi fiq, pastaj i pjekim për rreth 30 minuta.

8

E lemë të ftohet në temperaturën e dhomës përpara se ta shërbejmë.

Lini një koment