Sugjerojmë:

Kek i stinës me rrush dhe bajame

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • 80 gr miell
  • 80 gr bajame të bluara
  • 200 gr sheqer
  • 6 vezë (veç të bardhat nga të verdhat)
  • 300 gr rrush pa bërthamë
  • 80 gr gjalpë të tretur, të ftohtë
  • 1 bustinë sodë për ëmbëlsira
  • Për zbukurimin duhet pak sheqer, një e bardhë veze dhe disa kokrra rrush

Udhëzimet

1

Në një tas përziejmë miellin me miellin e bajameve, shtojmë me sitë sodën dhe kripën.

2

Rrahim të bardhat e vezëve dukë përdorur rrahësin elektrik dhe i lëmë mënjanë.

3

Me rrahësin elektrik, rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin për 5 minuta pastaj i shtojmë gjalpin, përzierjen e miellrave me sodën e kripën.

4

Shtojmë me kujdes, pjesë- pjesë, të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me spatula.

5

Shtojmë gjysmën e kokrrave të rrushit, hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell.

6

Vendosim sipër brumit kokrrat e rrushit që kanë mbetur.

7

E pjekim për 40 minuta ose derisa kruajtësja e dhëmbëve të dalë e pastër kur të bëjmë provën.

8

Sipas dëshirës keku mund të zbukurohet me rrush dhe sheqer kur të ftohet plotësisht.

Lini një koment