Sugjerojmë:

Kek i shijshëm pa gjalpë dhe pa vezë. Receta nga Iva Tiço

Kek i shijshëm pa gjalpë dhe pa vezë

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Receta dhe fotoja janë marrë nga Iva Tiço dhe blogu i saj i gatimit: Rozmarina.al

Ingredientët

  • 1 filxhan çaji me qumësht
  • 1 filxhan çaji me sheqer
  • 1 filxhan çaji me miell
  • 1 filxhan çaji me arrë kokosi
  • 1 pako fryrës ëmbëlsirash (Nëse doni sasi më të madhe, përdorni një gotë uji për të gjithë përbërësit).

Udhëzimet

1

Në një tas shtoni miellin dhe fryrësin e ëmbëlsirave. Siteni mirë dhe kalojeni në një enë tjetër. Tani shtoni sheqerin, arrën e kokosit dhe miellin.

2

E trazoni mirë me një tel dore.

3

Pas kësaj e kaloni masën në një formë keku (mundësisht që nuk ngjit).

4

Futeni kekun në furrë në temperaturë 180 gradë për 40 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment