Kategoritë më të riskuara për të shfaqur komplikacione të rënda nga infektimi me COVID-19

COVID-19 është një sëmundje e re, akoma e panjohur për të cilën informacioni mbi faktorët e rrezikut për t’u prekur nga ky virus si dhe mbi probabilitetin për të shfaqur komplikacione të rënda është mjaft i kufizuar.

Megjithatë bazuar në informacionin e disponueshëm dhe ekspertizën klinike të deritanishme, kategoritë më të riskuara për të shfaqur komplikacione të rënda vlerësohet të jenë:

Personat mbi moshën 65 vjeç si dhe pacientët të çdo moshe tek të cilët janë të pranishme patologjitë kronike apo patologji të tjera shoqëruese.

Ndër to përmendim pacientët:
➖Me sëmundje kronike të mushkërive ose astmë të moderuar deri të rëndë
➖Të prekur nga patologji të tilla si diabeti, insuficenca renale kronike apo me problem të mëlcisë
➖Me prani të patologjive kardiake
➖E çdo moshe të cilët vuajnë nga obeziteti

Me imunitet të ulët si rezultat i pranisë së sëmundjeve të cilat shkaktojnë rënie imuniteti të tillë si pacientët të cilët:
-Trajtohen nga kanceri
-I janë nënshtruar transplantit
-Kanë deficencë imunitare
-Kanë marrë për një kohë të gjatë kortikosteroide apo medikamente të tjera të cilat ulin imunitetin
-Vuajnë nga HIV AIDS

Edhe për këtë kategori vlejnë të njëjtat rekomandime që vlejnë për këdo:
1- Evitoni kontaktin e afërt apo fizik me persona të tjerë.
2- Respektoni në mënyrë rigoroze rregullat e higjenës së duarve.
3- Evitoni kontaktin e duarve me sytë, hundën, gojën.
4- Përdorni maskë dhe doreza në rastet kur është e nevojshme.

Lini një koment