Sugjerojmë:

Karkaleca të gatuar me misër, kungull dhe domate

Koha e përgatitjes: 5 min Koha e gatimit: 10 min

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 kilogramë karkaleca
  • 4 karafil hudher
  • 2 kunguj
  • 2 kalli misri
  • 3/4 filxhan domate të vogla të kuqe
  • 3/4 filxhan domate të vogla të verdha
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 12 deri 18 gjethe të freskëta borzilok
  • Djathë parmixhano
  • Lëng prej 1 limoni
  • Oriz ose makarona, për t'u shërbyer, opsionale

Udhëzimet

1

Shkrini gjalpin me vaj ulliri në një tigan të madh mbi nxehtësi mesatare.

2

Shtoni karkalecat dhe hudhrat dhe lerini të skuqen derisa karkaleca të marrin gjyrë të errët, rreth 3 minuta.

3

Hiqni karkaleca dhe vendosini në një pjatë.

4

Rritni nxehtësinë, pasta hidhni kungullin e njomë.

5

Përzijeni për rreth 45 sekonda, pastaj lereni kungullin në skajet e tiganit.

6

Hidhni misrin dhe gatuajeni për një minutë, pastaj shtyjeni atë në skajet e tiganit.

7

Hidhni domatet dhe gatuajini për 1 minutë duke u shtuar kripë dhe piper.

8

Pastaj hidhni sërish karkalecat.

9

Lerini karkalecat për rreth 1 minutë duke i përzier me të gjithë përbërësit pastaj derdhini mbi një pjatë të madhe.

10

Hidhni sipër borzilok dhe djathë parmixhano.

11

Gjithashtu shtrydhni pak limon për shije.

12

Këtë pjatë mund ta shoqëroni me oriz ose makarona.

Lini një koment