Sugjerojmë:

Kallamarë të mbushur me oriz

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 15 min

Ingredientët

  • 1 ½ kg kallamarë të mëdhenj
  • 1 filxhan oriz
  • 2 qepë të grira
  • 10 lugë vaj ulliri
  • ½ gote verë e bardhë
  • 1 tufë majdanoz i grirë
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Pastroni kallamarët, hiqjuni kockën, sytë dhe pjesët e forta dhe lajini mirë.

2

Prisni tentakulat e kallamarëve në pjesë të vogla dhe skuqini në tigan me 5 lugë vaj bashkë me qepët, derisa tentakulave t’u shterojë lëngu dhe qepët të zbuten dhe marrin ngjyrë të artë.

3

Shtoni në tigan orizin dhe përziejeni për 1 minutë, më pas shtoni verën e bardhë, për ta zier, pa avulluar të gjithë verën. Shtoni ¾ e majdanozit të grirë, kripë e piper sipas shijes tuaj dhe ziejini edhe për 2-3 minuta.

4

Hiqini nga nxehtësia.

5

Mbushni kallamarët me këtë përzierje deri në ¾ e tyre, duke lënë vend kur orizi të fryhet.

6

Mbyllni grykët e kallamarëve me një kunjë dhëmbësh.

7

Shtrojini kallamarët me vajin e mbetur të ullirit në një tigan të gjerë dhe skuqini për pak nga secila anë, sa t’u jepni ngjyrë. Mbushni tiganin me ujë derisa t’i mbuloni kallamarët në ¾ e tyre, ulni nxehtësinë, vendosuni kapakun dhe lërini të ziejnë. Shërbejini të plotë ose të prerë në rrathë të trashë, pasi t’u keni hedhur sipër pjesën e mbetur të majdanozit.

Lini një koment