Deti është një stres më vete sidomos kur flokëve tanë i heq shkëlqimin, butësinë dhe volumin.Kjo vjen kryesisht për shkak të përmbajtjes së lartë të kripës, që ka uji i detit.
Për këtë arsye rekomandohet një kurim i vazhdueshëm ndaj flokëve, për të parandaluar dëmet që mund të bëhen të mëdha, të tilla si çngjyrosja, djegia e flokët, thatësia apo rënia e flokëve.
Neps ju sugjeron një maskë natyrale në të tilla raste. Kjo maskë rekomandohet të aplikohet dy herë në javë maksimumi.

Do ju nevojitet:
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë vaj kokosi
- 1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
- Në një tas kombinoni tri përbërësit dhe i përzieni mirë.
- Aplikojeni maskën duke filluar nga rrënja e deri tek majat e flokëve.
- E lini të veprojë për 1 orë.
- Në fund i shpëlani flokët si zakonisht me shampo./neps.al
Lini një koment