Për të bërë miellin e tërshërës ju duhet vetëm blenderi dhe tërshëra. Po, kaq e thjeshtë është!
Është shumë i mirë për të ulur kolesterolin, ka 11% më shumë fibra sesa mielli i zakonshëm, plus që përmban hekur, kalcium dhe ju mban të ngopur për një kohë të gjatë.
Ky lloj mielli madje është pa gluten, por i jep një shije të mirë gatimeve tuaja.
Fillojmë?
Merrni një gotë tërshërë të thjeshtë.
E fusni në blender dhe e trazoni për 30-60 sekonda, derisa të arrijmë konsistencën që duam.

Ruajeni në kavanoza qelqi të mbyllur në temperaturë dhome.

Nëse doni të zgjasë më gjatë mund ta ruani në frigorifer deri në 3 muaj, ose në ngrirje deri në 6 muaj./neps.al
Lini një koment