Jo vetëm për t’u ngrënë. 7 përdorime fantastike të kosit për t’u dukur më e bukur!

Ka disa ushqime që nuk ngelin vetëm në kuadrin e të ngrënit. Përkundrazi. Ato mund të përdoren për një shumëllojshmëri gjërash, sidomos në fushën e bukurisë.

Sot do të ndalemi tek kosi, duke qenë se në ditët e nxehta i kthejmë sytë nga ai.

Kosi është shumë i mirë për trajtimin e lëkurës dhe flokëve.

Ai ndihmon në:

  • Lëkurën e plasaritur
  • Zbutjen e flokëve
  • Zbutjen e thembrave të ashpra
  • Kurimin e zbokthit
  • Luftimin e akneve
  • Trajtimin e rrudhave
  • Trajtimin e akneve

Për të trajtuar lëkurën e plasaritur do ju nevojitet:

  • 4 lugë gjelle kos
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle kakao pluhur

Udhëzime:

  • Të tri përbërësit i përzieni së bashku dhe i aplikoni në lëkurë. Pas 20 minutash e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.

 Për flokë të buta dhe kundër zbokthit, ju nevojitet:

  • 1 filxhan kos
  • 2 lugë gjelle lëng limoni

Udhëzime:

  • Aplikojeni maskën tek flokët tuaj dhe e shpëlani pas 1 ore.

Për poret e hapura

  • 1 lugë gjelle kos
  • 1 lugë gjelle lëng kastraveci

Udhëzime:

  • Aplikojeni tek faqet dhe e shpëlani fytyrën pas 15 minutash me ujë të vakët.

Për thembra të buta

  • Pasi keni larë mirë këmbët, aplikoni kosin dhe masazhojeni për 15 minuta.

Për rrudhat:

  • 2 lugë gjelle kos
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

  • Aplikojeni në fytyrë dhe e lini për 15 minuta./neps.al 

Lini një koment