Sugjerojmë:

Je me dietë? Fileto pule dhe perime skare është pjata që të nevojitet

Je me dietë? Fileto pule dhe perime në skarë është pjata që të nevojitet

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 4 fileto pule
  • 1 limon
  • 150 gram rukola
  • 150 gram pomodorini
  • 2 kunguj
  • 2 karota
  • 2 rrepa
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Me një çekiç kuzhine shtypni mirë filetot e pulës.

2

I marinoni me kripë e piper dhe i vendosni në skarë për 5-7 minuta.

3

Njëkohësisht vendosni edhe poromodorinit e ndarë përgjysmë, kungujt, karotat dhe rrepat.

4

Në një pjatë të pastër vendosni rukolën e larë. I shtoni vaj ulliri, kripë dhe açeto.

5

Anash vendosni perimet e pjekura dhe në fund vendosni fileton e pulës të ndarë në rripa të hollë.

6

Shtrydhni sipër limonin për një shije më joshëse. Ju bëftë mirë!

Lini një koment