Sugjerojmë:

Ja si mund të përgatisni në shtëpi kekun e famshëm“Brownie me çokollatë”

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 25 min

Ingredientët

  • 200 gr çokollatë të shkrirë
  • 125 gr gjalpë
  • 200 gr sheqer
  • 2 vezë
  • 125 gr miell
  • maja pluhur

Udhëzimet

1

Merrni një tavë dhe visheni me letër furre.

2

Shkrini në një tas rezistent sipër një tenxhereje me ujë që vlon, pa prekur ujin 120 gr çokollatë bashkë me gjalpin.

3

Pasi të jetë përbërja të bëhet homogjene shtojini me radhë duke i rrahur heqerin, miellin, majanë dhe vezët.

4

Përziejeni derisa të përftoni një masë homogjene, pa u fryrë.

5

Hidheni masën në tavën e përgatitur më parë dhe futeni në furrë me 160 gradë për rreth 25 minuta. Kontrolloni pjekjen me një kunjë dhëmbësh; zhyteni dhe nxirreni dhe nëse kunji del i pastër, brownie është gati.

6

Nxirreni brownie nga furra dhe spërkateni me çokollatën e mbetur thërrmuar në grimca, të përhapur kudo njëlloj.

7

Pas pak minutash ftohjeje, priteni brownie-n në katrorë.

Lini një koment