Sugjerojmë:

Ja sesi duhet të veproni për të vendosur dhe hequr maskën pa u rrezikuar nga COVID-19

Rreziku nuk përfundon me vendosjen e maskës për t’u mbrojtur nga COVID-19. Rreziku qendron edhe tek mënyra sesi ne e vendosim apo e heqim atë.

Për këtë gjë, ndonëse është folur shpesh në media, ia vlen të ndalemi edhe njëherë tjetër duke qenë se numri i qytetarëve që vendosin maska sapo dalin jashtë derës së shtëpisë është rritur ndjeshëm.

Ja disa pika të rëndësishme që duhet të dini në këtë drejtim:

  • Përpara se të vendosni maskën, lani duart tuaja me sapun  dhe ujë ose me një solucion me bazë alkooli.
  •  Mbuloni gojën dhe hundën me maskë, duke u siguruar që të përshtatet mirë me fytyrën tuaj.
  • Mos e prekni maskën gjatë vendosjes. Nëse e prekni, lani duart.
  • Kur maska laget apo zbutet nga lagështira, zëvendësojeni atë me një të re dhe mos e përdorni përsëri. Në fakt ato janë maska me një përdorim.
  • Hiqeni maskën duke e kapur atë nga llastiku dhe mos prekni pjesën e përparme të maskës.
  • Hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur dhe lani duart. 

Image may contain: text

Burimi: ISHP 

Lini një koment