Ja çfarë po humbisni duke mos ngrënë thjerrëza

Ndoshta këto bimë bishtajore të brishta nuk ua mbushin shumë syrin në pamje të parë, por janë ë ulëta në kalori (230 për një kupë) dhe të larta në vlera nutricionale. Janë shumë të volitshme pasi mund t’i përdorni në supa, sallata e pjata të tjera të ndryshme.

Por pse duhet të jemi më këmbëngulës për t’i integruar ato në dietën tonë?

Janë ‘asi’ i fibrave

Thjerrëzat janë të pasura me fibra të tretshme që stimulojnë lëvizjen e rregullt të zorrëve. Një dietë e lartë me fibra mban larg kolesterolin e keq dhe parandalon kancerin e zorrës së trashë e diabetin e tipit 2. Një kupë thjerrëza të gatuara përmban 16 gram fibra nga 25-30 gram që është sasia ditore e rekomanduar.

Janë plot me folate

Thjerrëzat janë një burim shumë i mirë folatesh, një lloj vitamine B që suporton formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe funksionin e duhur të nervave. Një gjysmë kupe nga këto bishtaja përmban 180 mikrogramë nga ky nutrient. Janë gjithashtu një burim i mirë i acidit folik, një lloj i folateve, veçanërisht i rëndësishëm për gratë shtatzëna. Acidi folik parandalon defektet e tubit neural tek bebet.

Kanë magnez me shumicë

Një kupë thjerrëza përmban 71 mg magnez nga 310 mg që është sasia ditore e rkomanduar, një nutrient shumë i rëndësishëm për qarkullimin e gjakut dhe të oksigjenit në trup. Mungesa e magnezit na predisponon ndaj gjendjeve si lodhje, simptoma gripi apo një risk i lartë ndaj sëmundjeve të zemrës.

Ndihmojnë për kocka të forta

Nëse po kërkoni burime kalciumi që s’kanë lidhje me bulmetin, thjerrëzat duhet të jenë në majë të listës. Një kupë përmban 38 gramë nga ky nutrient.

Janë të pasura me proteina

18 gram për kupë për të qenë më të saktë. Pothuajse një sasi e ngjashme me atë të një porcion salmoni. Piqeni këtë peshk dhe shërbejeni me thjerrëza për të marrë 50-75 gr proteina.

Janë plot me polifenole

Polifenolet ofrojnë mbrojtje ndaj shumë gjërave, që nga rrezet ultravjollcë e rrezatimi deri tek osteoporoza, sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Sipas një studimi ato ju ndihmojnë gjithashtu të jetoni më gjatë dhe thjerrëzat janë plot me polifenole.

Janë plot me hekur

Në një kupë thjerrëza gjendet 6.6 mg hekur, sa 1/3 e dozës ditore të rekomanduara. Trupi ka nevojë për hekurin në mënyrë që të pompojë oksigjenin në trup. Nëse keni mungesë të tij, quheni anemikë.

Pra, është definitivisht koha t’i përfshini më shumë thjerrëzat në jetën tuaj.

Lini një koment