Sugjerojmë:

Involtini ‘Primavera’: Si të përgatisim në shtëpi pjatën tipike të kulturës kineze

Involtini ‘Primavera’

Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Involtini-t primavera janë një recetë e shijshme që vjen nga Kina dhe mund ta përgatisim edhe ne në shtëpi me perime të freskëta dhe miell misri. Ideale për t’u servirur në tryezë si antipastë, ato mund të gatuhen gjithashtu edhe në furrë.

Ingredientët

  • Për mbushjen:
  • 1 qepë
  • Gjysmë kavanozi qepujka turshi
  • 1 spec
  • 2 karota
  • 2 kungulleshka
  • 1 lakër
  • 1 lugë vaj ulliri e.v
  • 1 lugë e vogël kripë
  • Piper i bardhë pluhur
  • 1 lugë e vogël salcë soje
  • 2 dega selino
  • Për brumin e pastave:
  • 4 lugë gjelle miell misri
  • 1 lugë gjelle niseshte misri
  • 8 lugë ujë

Udhëzimet

1

Lani dhe thani të gjitha perimet, më pas pritini në feta, prisni karotat dhe lakrat në formë julienne.

2

Hidhini perimet në tigan dhe skuqini me dy lugë vaj ulliri e.v, më pas shtoni një gotë ujë dhe lërini të zbuten.

3

Shtojini kripë, piper dhe salcë soje.

4

Më pas lëreni të ftohet përbërja dhe përgatisni pastat. Përzieni ujin dhe miellin derisa të përftoni një masë homogjene, pa gungëza.

5

Hidhni një garuzhde nga brumi në një tigan që nuk ngjit, ashtu si me krepat dhe piqini nga të dy anët.

6

Pasi t’i keni përgatitur, mbushini me masën e perimeve dhe mbyllini mirë duke lagu duart që të rrëshqasin.

7

Skuqini më pas në vaj të bollshëm dhe servirini me salcë soje.

Lini një koment