I thoni lamtumirë celulitit më këtë scrub natyral me sheqer, kafe dhe vaj ulliri!
Këto kohë ofertat dhe trajtimet kundër celulitit për hir të së vërtetës po bëjnë namin. Shumë prej tyre janë të kushtueshme, por kjo nuk është një arsye që ju të demoralizoheni.
Metodat natyrale kundër këtij problemi të “bezdisshëm”, për femrat nuk mungojnë dhe ne sot do ju prezantojmë njërën prej tyre.
Bëhet fjalë për një scrub me tri përbërës: kafe, vaj ulliri dhe sheqer. Meqënëse vera po afron është koha të marrim masa!
Përbërësit që ju nevojiten:
2 lugë gjelle kafe
2 lugë gjelle sheqer
100 ml vaj ulliri
Udhëzimet:
Në një tas të madh bashkoni të tri përbërësit dhe i përzieni mirë.
Lani trupin dhe e lini gjysmë të thatë. Filloi të përhapni scrubin me duar duke i ushtruar pak forcë pjesëve problematike me celulit.
E lini të veprojë për 15 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ftohtë.
Nëse e aplikoni këtë maskë dy herë në javë atëherë shumë shpejt do të vini re përmirësimet./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment