Herën tjetër që do të blini mish kini parasysh këto 6 pika
Një ndër ushqimet që përdorim më shumë në përditshmëri është mishi, prandaj zgjedhja e tij ashtu siç duhet është një domosdoshmëri.
Neps.al ju rendit më poshtë disa pika kryesore që duhet t’i keni parasysh herën tjetër që do të shkoni për të blerë mish:
Së pari mishi duhet të jetë i dendur dhe i fortë Një mish i mirë nuk mund të jetë i butë. Kjo tregon që është i ndenjur dhe jo i freskët.
Mbani parasysh ngjyrën e mishit Mishi i mirë ka një ngjyrë të kuqe të fortë. Sa më e fortë ngjyra, aq më e mirë do të jetë shija. Mishi s’mund të jetë kurrsesi kaf apo jeshil, edhe pasi ka kaluar një periudhë kohe.
Çfarë kishte sot për drekë? Përpiquni të interesoheni se me çfarë është ushqyer lopa, gici apo qengji para se të hani mishin e tyre. Ato që ushqehen 100% me bar, do të kenë edhe shijen më të mirë të mishit.
Për çfarë do ta përdorni? Do ta përdorni për supë, gjellë, byrek apo si bërxollë? Varësisht sesi e merrni mishin tek kasapi, do të jetë edhe shija. Prandaj kini parasysh një menu në mendjen tuaj para se të blini mish.
Ngjyra edhe pozicionimi i dhjamit Dhjami padyshim i shton shijen mishit, ndonëse është e rëndësishme mos ta teproni me konsumin e tij. Dhjami nga kafshët e reja është i bardhë ndërsa mosha e bën atë të verdhë. Një shtresë yndyrore ndihmon në lëngshmërinë e mishit.
Çmimi është i rëndësishëm Profesionistët rekomandojnë të merrni pak mish, por me një cilësi të lartë. Sasia që ju duhet është 100-120 gram për person.
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment